Skip to content

Aksident në Librazhd, Benzi përplaset kokë më kokë me një kamion, dy të plagosur rëndë

Mesnatën e sotme është regjistruar një aksident i rëndë në aksin rrugor Hotolisht-Librazhd, ku një kamion është përplasur kokë më kokë me një automjet tip “Benz”.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit në fjalë, janë plagosur rëndë dy persona.

Nuk dihen ende shkaqet që çuan në këtë aksident të rëndë. Pritet njoftimi zyrtar i policise per me shume detaje.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb