Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Librazhd-Përrenjas, humb jetën Zyrdi Hasani, 60 vjeç.

 

 

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Bushtricës”, ku një mjet motoçikletë me drejtues 60 vjeçarin, nga Gostivari i Maqedonisë, ka dalë nga rruga.

 

 

Si pasojë e plagëve të marra nga përplasja drejtuesi i mjetit Hasani, nuk ka mundur të mbijetojë, ai ka ndërruar jetë në spital.

 

 

Ndërkohë policia e ndodhur në vendgjarje, po punon për zbardhjen e shaqeve të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re