Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një këmbësoreje është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në aksin kombëtar Librazhd–Prrenjas, në vendin e njohur si “Ura e Spatharit”.

Sipas burimeve nga vendngjarja, shtetasja Heidije Bajrami, rreth 65 vjeçe, është përplasur nga një automjet tip “Toyota”, që drejtohej nga shtetasi Xheladin Omeri. Përplasja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar të moshuarës plagë të rënda.

65-vjeçarja është transportuar me urgjencë drejt spitalit bashkiak të Librazhdit, por fatkeqësisht ka mbërritur pa shenja jete në urgjencë.

Policia bën me dije se u arrestua drejtuesi i mjetit.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. O., 38 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Rreth orës 19:45, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, automjeti që drejtonte 38-vjeçari ka përplasur këmbësoren, shtetasen H. B., rreth 67 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit, shtetasja H. B. ka humbur jetën.

Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e bluve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re