Skip to content

Aksident në Lungomaren e Vlorës! Përplaset drejtuesi i motorit

rdtyht sd

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Lungomares në Vlorë, ku është përfshirë një motor.

Menjëherë pas ngjarjes, në vend kanë mbërritur shërbimet e ambulancës dhe policisë, të cilat kanë transportuar drejtuesin e mjetit të dëmtuar në spital.

Burime nga spitali bëjnë me dije se i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.