Skip to content

Aksident në Lushnjë/ 56-vjeçarja humb kontrollin e mjetit, tre të plagosur

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Një aksident me tre të plagosuyr është shënuar ditën e sotme në aksin Lushnje-Fier.

 

Drejtuesja 56-vjeçare ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.

 

Nga aksidenti është plagosur vetë drejtuesja dhe dy persona të tjerë, fatmirësisht të tre jashtë rrezikut për jetën.

 

LushnjëInformacion paraprak

Sot më datë 19.06.2022, në aksin rrugor Lushnjë-Fier, në fshatin Gorre, shtetasja L. P., 56 vjeçe, banuese në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot” ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar vet drejtuesja dhe pasagjerët, shtetasi S. P dhe djali i tyre 17 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimet e shkaqeve të daljes nga rruga.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë