(Foto ilustruese) LUSHNJE-Një aksident me pasojë vdekjen e një presoni ka ndodhur herët në mëngjesin e sotëm në Lushnjë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 04:10, në fshatin Grabian në vendin e quajtur “Tre Urat”.

Burime zyrtare nga policia thanë se mjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin Besnik Shurdhaqi, banues në fshatin Grabjan, është përplasur me një mjet tip “Motorçikletë” që drejtohen nga shtetasi me inicialet I.Sh, 48 vjeç. Ky i fundit për pasojë ka humbur jetën, ndërkohë që shoferi tjetër është shoqëruar në polici.

NJOFTIMI I POLICISËMë datë 22.04.2018, rreth orës 04:10, në fshatin Grabian në vendin e quajtur “Tre Urat”, mjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin Besnik Shurdhaqi banues në fshatin Grabjan, Lushnje është përplasur me një mjet tip “Motorçikletë”.Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i motorçikletës, shtetasi I.Sh, 48 vjeç, banues në Grabjan.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje shtetasi Besnik Shurdhaqi dhe po kryhen veprimet proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.(ed.me/)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re