Një aksident me dy të lënduar është shënuar mëngjesin e sotëm në daljen veriore të qytetit të Lushnjes.

 

Dy mjete janë përplasur në një kryqëzim rruge pranë një shkolle. Dy mjetet kanë përfunduar në trotuar nga përplasja dhe fatmirësisht nuk ka pasur këmbësorë.

 

Nga perplasja e mjeteve Toyota me targa AE 789 T ku udhëtonte një mësuese dhe taksisti me mjetin tip Audi me targa AB 900 TD. Të lënduar kanë mbetur ata të mjetit taxi, drejtuesi dhe udhëtarja.

 

Me ndërhyrjen e zjarrëfikëses dhe policisë si dhe të ambulancës janë nxjerrë nga mjeti të demtuarit dhe janë dërguar në spital.

 

Policia nderhyn për disiplinimin e trafikut.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re