Skip to content

Aksident në Lushnje, plagoset drejtuesi i motorit

aksdifne 1024x578 1

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Lushnjës, ku janë përfshirë një automjet dhe një motor.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit, i cili është transportuar menjëherë në spitalin e Lushnjës për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se përplasja ka ndodhur për shkak të prerjes së rrugës nga drejtuesi i automjetit.