Skip to content

Aksident në malin e Tomorrit, humb jetën shoferi i firmës së përpunimit të gurit dekorativ (Emri)

 

Një aksident është shënuar paraditen e sotme në malin e Tomorrit. Shoferi i një nga firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është rrëzuar me kamionin që ishte i ngarkuar me pllaka guri.

Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën 36-vjeçari Besnik Sali Kanani. Ai punonte prej vitesh si shofer kamioni në firmat e nxjerrjes dhe përpunimit të pllakave e gurit dekorativ në Malin e Tomorrit.