Një automjet ka aksidentuar një 70-vjeçar këtë të shtunë. I moshuari po udhëtonte me biçikletë në momentin e aksidentit, ndërsa ngjarja është shënuar në aksin dytësor “Plasë-Pojan”, në Maliq.

 

70-vjeçari është dërguar në spitalin e Korçës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re