Një aksident është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Maliq.

 

Një 27 vjeçar me iniciale A.M, ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga.

 

Si pasojë e kësaj, i riu ka marrë dëmtime dhe është transportuar për në spitalin e Korçës.

 

Maliq/Informacion paraprak

 

Më datë 07.11.2022, rreth orës 07:30, në afërsi të fshatit Zvezdë, Maliq, shtetasi A. M., 27 vjeç, banues në fshatin Mançurisht, Devoll, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë ky shtetas ka marrë lëndime dhe u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës.

 

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re