Skip to content

Aksident në Martanesh, minatori i plagosur niset me helikopter drejt Tiranës

Një aksident i rëndë është shënuar në galeritë e kromit në Martanesh te Bulqizës.

 

Burime bëjnë me dije se është plagosur rëndë një minator teksa ka qenë në frontin e punës.

 

Paraprakisht dyshohet se minatorit i ka rënë një sasi gurësh. Ai është dërguar në spitalin e Bulqizës për të marrë ndihmën e parë.

 

Për shkak të plagëve të marra minatori është dërguar me helikopter drejt spitalit të traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.Grupi hetimor është nisur drejt vendngjarjes.