GJIROKASTËR- Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në vendin e quajtur kryqëzimi i Memaliajt ku janë përplasur dy automjete.

Sipas raportimeve, janë përplasur një mjet tip “Peugot” me targa AA 460 RJ me drejtuese shtetasen L.M., 29 vjeçe banuese në Memaliaj dhe mjeti tip “Audi” me targa AA 769 EY me drejtues shtetasin Y.R 57 vjeç, banues po në Memaliaj.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi G.B.,59 vjeç, banues në Memaliaj, pasagjer te mjeti me targa AA 769 EY dhe po merr ndihmën mjekësore në spitalin Rajonal Gjirokastër për momentin jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti.

(m.k/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re