Skip to content

Aksident në Papërr të Elbasanit, shkak dyshohet shpejtësia e lartë

5f5f5830 5040 40a8 b9d1 54a237dbb39f

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor kombëtar Elbasan–Peqin, në zonën e Papërrit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:15, ku një automjet është përfshirë në një aksident, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak mund të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

Për fat të mirë, aksidenti nuk ka shkaktuar pasoja për jetën e personave që udhëtonin në automjete por vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Nuk raportohen detaje, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar nëse ka persona të lënduar dhe shkalla e dëmtimeve materiale.

Në vendngjarje janë shërbimet e policisë që po disiplinojnë qarkullimin, ndërsa do të kryhen veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.