Skip to content

Aksident në Peqin–Elbasan/ Makina bie nga ura në aksident të rëndë, policia heton shkaqet

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e vona të pasdites në segmentin rrugor kombëtar Peqin–Elbasan.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet, i cili dyshohet se po lëvizte me shpejtësi të lartë, ka humbur kontrollin mbi një urë dhe ka rënë poshtë saj.

Ende nuk ka të dhëna të konfirmuara mbi pasojat e këtij aksidenti, ndërsa autoritetet janë në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat.