Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në aksin rrugor “Këlcyrë-Dragot” të Përmetit. Mësohet se shoferi i një kamioni ka humbur kontrollin, edhe mjeti ka dal nga rruga.

Si pasojë, shoferi ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për ndihmë mjekësore, në spitalin e Tepelenës.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Këlcyrë-Dragot”, në vendin e quajtur “Fusha e Dragotit”, shtetasi, 64-vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit kamion, dhe për pasojë ky automjet ka dalë jashtë rruge.

Nga aksidenti, është dëmtuar 64-vjeçari, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore, në spitalin e Tepelenës.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re