Një aksident me dëme të shumta materiale ka ndodhur në aksin Lin-Pogradec pranë fshatit Udënisht.

 

Dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën duke shkaktuar dëme të shumta materiale dhe të lënduar lehtë.

 

Sipas policisë dyshimet e para janë për shkak të shpejtësisë së lartë dhe pranisë së lagshtirës. Në zonë nuk janë parë shenja frenimi ç’ka ngrinte dyshimet e forta për policinë se mjeti tip Audi, lëvizte me shpejtësi të lartë dhe ka përplasur mjetin tip Ford.

 

Si pasojë e aksidentit personat që udhëtonin me mjetin Ford u dërguan në spital për kontroll por nuk kishin asnjë rrezik për jetën.

 

Në kohë me shi ky aks rrugor ka numër të lartë aksidentesh pasi drejtuesit e mejteve lëvizin me shpejtësi të lartë duke shkelur rregullat. Policia dhe grupi hetimor po hetojnë mbi aksidentin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re