Një aksident është regjistruar mbrëmjen e së martës në Pogradec. Mësohet se një mjet tip “Benz” ka dalë nga rruga në segmentin e unazës së qytetit dhe ka përfunduar në lumin e Vërdovës.

Fatmirësisht, personat që udhëtonin në mjet nuk janë lënduar. Dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia e lartë me të cilën lëvizte mjeti e për pasojë ka përfunduar në lumë.

Policia ka mbrritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave. Në shumë raste ky segment rrugor ka pasur aksidente me dëme materiale, të lënduar apo edhe viktima në këmbësorë pasi mjetet lëvizin me shpejtësi tej normave të lejuara.

Vazhdimisht banorët që jetojnë përgjatë kësaj rrugë kanë kërkuar shtim të sinjalistikës që mundëson uljen e shpejtësisë por deri më sot ato nuk janë vendosur./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re