Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Pogradec, ku ka mbetur e plagosur një 18-vjeçare. Një automjet ka përplasur 18-vjeçaren që lëvizte më këmbë në afërsi të fshatit Buçimas.

Nga informacionet e para mësohet se vajza është jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht dëmtimeve të shumta që ka marrë në trup.

Ndërkohë policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re