Skip to content

Aksident në Pogradec/ Përplasen dy makina, plagoset këmbësori

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Pogradec.

 

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në shëtitoren e këtij qyteti.

 

Nga ky aksident ka mbetur i plagosur një këmbësor.

 

I plagosur është transportuar drejt spitalit të Pogradecit.  Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.

 

Deri tani ende nuk dihet gjendja e këmbësorit i cili mbeti i plagosur nga ky aksident .