Një aksident është shënuar këtë mëngjes në afërsi të fshatit Lin në Pogradec.

Sipas informacioneve paraprake një mjet tip Mercedes Benz ka goditur në pjesën e pasme makinën tip Golf 4. Për pasojë janë dëmtuar 4 shtetas, dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjeret e mjetit tip “Volkswagen Golf” të cilët ndodhen në spitalin e Pogradecit.

Dyshohet se shkak i aksidentit është shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë Pogradec:

Më datë 29.05.2022, rreth orës 10:00, në afërsi të fshatit Lin, Pogradec, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin I. B. dhe mjeti tip “Volkswagen Golf”, me drejtues shtetasin N. B.

Për pasojë janë dëmtuar 4 shtetas, dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjeret e mjetit tip “Volkswagen Golf”, shtetaset L. D dhe K. L, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin e Pogradecit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re