Skip to content

Nuk kanë fund aksidentet, humb jetën një person

Sërish është regjistruar një aksident me vdekje në orët e para të mesnatës së ditës së sotme.

Ngjarja ka ndodhur në Prrenjas, ku makina tip ‘Benz’ është përplasur me një traktor. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjeri që qëndronte në kabinën e traktorit. I plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i traktorit i cili ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkaq, Policia ka shoqëruar shtetasin Xh.D., drejtuesin e mjetit tip ‘Benz’ për veprime të mëtejshme proceduriale.