Skip to content

Aksident në Qafë-Plloçë! Makina përplas biçikletën, raportohet për një të lënduar

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të hënë në Qafë-Plloçë.

Burime për News 24 bëjnë me dije se një makinë ka përplasur një biçikletë.

Mësohet se ambulanca është drejt vendit të ngjarjes, nuk dihet ende gjendja shëndetësore e të dëmtuarit por burime nga vendngjarja thonë se drejtuesi i biçikletës ka marrë dëmtime por nuk paraqitet në gjendje të rëndë.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

“”