Një aksident është regjistruar në vendin e quajtur “kthesa e NSHG-së në Berat”. Dy automjete, një BMV me targa AA 866 KV dhe tjetri Fiat me targa AB 102 BS, janë përplasur me njëri-tjetrin dhe pas përplasjes kanë përfunduar në trotuarin anesh rrugës.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur lehtë dy drejtuesit e mjeteve, të cilët kanë marrë mjekim në spitalin e Beratit dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Në momentin e aksidentit zona ku ndodhi ngjarja ka qënë tejet e populluar, por fatmirësisht nuk ka pasur asnjë kalimtarë të lënduar edhe pse mjetet janë zvarritur disa metra në asfalt pas goditjes.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë efektivët e policisë rrugore, të cilët mundësuan lehtësimin e trafikut të të krijuar. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re