Një aksident ka ndodhur paraditen sotme në Shkodër, ku në qendër të qytetit një automjet i Policisë Bashkiake është përplasur me një tjetër.

Janë të paqarta arsyet e këtij aksidenti rrugor, ndërsa siç shihet edhe nga pamjet, ka vetëm dëme materiale.

Mësohet se automjeti i policisë bashkiake është makinë elektrike të cilat janë sjellë para pak kohësh duke u vendosur në qarkullim për efektivët e bashkisë.

Sakaq, policia ndodhet në vendngjarje duke nisur hetimet paraprake për këtë aksident rrugor.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në lagjen “Vasil Shanto”, automjeti i Policisë Bashkiake, me drejtues shtetasin I. B. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. M.

Nga përplasja e automjeteve janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Shërbimet e Policisë Rrugore po kryejnë veprimet administrative për rastin.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re