Një aksident ka ndodhur në qendër të qytetit të Shkodrës. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën.

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur një prej drejtuesve, i cili është transportuar drejt Spitalit të Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në pamjet e siguruara nga ABC News shihen automjetet e dëmtuara rëndë ndërsa ka mbërritur edhe autoambulanca për të dhënë ndihmën mjekësore.

Ende nuk dihen shkaqet e përplasjes mes dy automjeteve, por policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e rrethanave të këtij aksidenti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re