Një aksident është regjistruar paraditen e kësaj të hëne (4 mars) në bypass-in e Rrugës së Arbrit. Një fugon me pasagjerë që ishte nisur nga Dibra në drejtim të Tiranës, është përplasur me një makinë.

Mësohet se nga aksidenti ka patur vetëm dëme materiale. Pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Përplasja e mjeteve ka sjellë bllokim të qarkullimit në këtë aks, ndërsa pritet të mbërrijë Policia Rrugore për të menaxhuar situatën.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re