Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të hënë në Rrugën e Arbrit.

Informacionet bëjnë me dije se si pasojë e lagështirës në rrugë dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin në bypass-in e rrugës së Arbrit në fshatin Bastar Murrizë.

Shkak i aksidentit dyshohet se  është rruga e ngushtë dhe lageshtia. Fatmirësisht nga përplasja e 2 automjete tip Fuoristradë ka vetëm dëme materiale.

Si pasojë e aksidentit u krijua një varg i gjatë automjetesh të cilat lëviznin në drejtim të Tiranës dhe Dibrës. Ky segment rrugor është bërë disa herë burim aksidenti për shkak të kthesave të forta malore dhe rrugës së ngushtë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re