Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Uznovë-Agjenci, 100 metra larg Spitalit Rajonal të Beratit. Një 22-vjeçar që ka qenë duke qarkulluar me automjetin e tij tip “Benz” ka përplasur të moshuarën T.M., 76-vjeçe që ishte duke ecur në anë të rrugës.

Menjëherë pas përplasjes, e moshuara është transportuar në Spitalin Rajonal Berat dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë rrugore që janë duke punuar për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit.

Paraprakisht mendohet se drejtuesi i mjetit, 22-vjeçari S.M. që tashmë është shoqëruar nga policia, ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi jashtë normave të lejuara në këtë rrugë brenda qytetit, gjë që kuptohet lehtësisht edhe nga shenjat e frenimit në përpjekje për të shmangur përplasjen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re