Një aksident ka ndodhur në rrugën e Zallbastarit në Tiranë, ndërsa ka ndërruar jetë një pasagjer 24-vjeçar.

Saktësisht, një mjet ka dalë nga rruga tek vendi I quajtur ‘’Rrapo’’ me një drejtues I cili është dërguar në spital, dhe pasagjeri G.M, i cili ka humbur jetën.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë/Informacion paraprak

Në rrugën e Zallbastarit, në vendin e quajtur “Rrapi”, një mjet ka dal nga rruga dhe për pasojë ka ndëruar jetë pasagjeri në mjet shtetasi G.M., 24 vjeç,​ ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi K.M., 26 vjeç, është dërguar menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re