Një aksident ka ndodhur këtë paradite në aksion nacional Koçë-Pogradec, me pasojë plagosjen e dy personave.

Një zetor është përplasur me një makinë, në afërsi të fshatit Pirg.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal të Korçës, ndërsa policia vijon hetimet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 10.03.2020, rreth orës 10:15, në afërsi të fshatit Pirg, janë përfshirë në një aksident mjeti tip zetor me drejtues shtetasin M. D., dhe pasagjere bashkëshorten e tij shtetasen E. D., banues në Maliq dhe mjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin I. M., banues në fshatin Pirg.

Për pasojë, janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjerja e mjetit zetor, të cilët u transportuan për mjekim në Spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe përcaktuar shkaqet e tij.

(Foto ilustruese)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re