Aksident në rrugën nacionale Lushnje Berat.

Nga aksidenti janë lënduar personat që udhëtonin në një veturë tip Benz. Është transportuar në spitalin Lushnjes shtetasi me iniciale  K.B 13 vjeç dhe e ëma.

Aksidenti ndodhi  në afërsi të fshatit Kasht-Bardhe. Mjeti i tonazhit te rëndë ndaloi në rrugë dhe  Benzi përplaset nga pas tij.

Mjetit të tonazhit të rëndë i ishte shpuar goma, frenoi ndërsa drejtuesi i Benzit nuk shmangu dot përplasjen. Nikollaq Biti nga Berati udhëtonte drejt Lushnjes me djalin dhe bashkëshorten. Policia në vendngjarje po disiplinon trafikun dhe po kryen veprimet e para proceduriale.

Njoftimi Policise

Fier/ Informacion paraprak

Sot me datë 07.03.2024 rreth orës 18:40 në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, shtetasi N. K., duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka goditur nga pas një automjet (kamion) tip “Man” me drejtues shtetasin K. N.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët që ndodheshin në automjetin tip “Benz”, shtetasja L. K., 58 vjeçe dhe një shtetas i mitur, 13 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re