Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Shkodër – Velipojë. Një autoveturë ka përplasur nje motorçikletë në afërsi të rrugës së plazhit në Velipojë.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorcikletëes, ndeërkohëe drejtuesi i makinës është larguar nga vendi i ngjarjes.

Mësohet se i plagosuri ndodhet në spitalin e Shkodres në gjendje të rëndë për jeten. Policia ka mbëerritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat e këtij aksidenti.

Njoftimi i Plotë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:20, në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, në afërsi të Kishës, Velipojë, është përplasur një mjet me një motoçikletë, ku drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës shtetasi A. Sh. 26 vjeç banues në Velipojë, i cili u dergua në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re