Një aksident rrugor ka ndodhur sot në aksin e autostradës Thumanë-Milot në afërsi të Fushë Mamurrasit.

Një automjet pasi ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga, është përmbysur dhe ka rënë në kanalin me uje.

Vizion Plus mëson se 2 pasagjerët dhe shoferi që po udhëtonin kanë dalë menjëherë nga mjeti, dhe më pas janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

“Shtetasi G. D., 19 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Audi A5” dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerët në automjetin që drejtonte ky shtetas, njëri prej tyre 18 vjeç dhe 2 të tjerët 17 vjeç, të cilët po marrim mjekim në spitalin e Kurbinit”, njofton Policia.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re