Një aksident rrugor ka ndodhur disa minuta më parë në Tiranë. Rreth orës 13:53, në rrugën dytësore Vorë – Tiranë, mjeti me drejtuese A.L., 28 vjeçe, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka goditur një shtyllë.

Për pasojë, shoferja është dëmtuar dhe më pas dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re