Një aksident rrugor ka nodhur pasditen e sotme në lagjen “Prizëreni” në Shijak.

Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi E.Sh ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë.

Shoferi ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi Policisëe

Shijak/Informacion paraprak

Rreth orës 17:50, në lagjen “Prizëreni” Shijak, shtetasi E. Sh, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë.

Shtetasi E. Sh, ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re