Skip to content

Aksident në Shkodër/ Automjeti me drejtuese një 36-vjeçare përplas të moshuarin që po lëvizte me biçikletë, përfundon në spital 82-vjeçari

Një aksident është regjistruar paraditen e sotme (2 prill) në qytetin e Shkodrës.

Automjeti me drejtuese një 36-vjeçare ka aksidentuar një 82-vjeçar që po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, i moshuari ka përfunduar në spital, ku po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 09:10, në lagjen “Partizani”, automjeti me drejtuese shtetasen B. M., 36 vjeçe, banuese në Shkodër, ka aksidentuar shtetasin E. K., 82 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. Shtetasi E. K. është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, sqaron policia.

“”