Një 28-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Shkodër.

 

I riu me iniciale Sh.B ka qenë duke drejtuar mjetin e tij tip “Dayang”, ku ka humbur kontrollin e mjetet dhe ka dalë nga rruga.

 

-Mbrëmjen e djeshme, në vendin e quajtur “Muri i kalasë”, në lagjen “Liria”, shtetasi Sh. B., 28 vjeç, banues në lagjen “Liria”, duke drejtuar automjetin tip “Dayang”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Për shkak të dëmtimeve të marra nga ky aksident, 28-vjeçari ka humbur jetën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re