Një aksident me pasoje vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e se premtes ne Shkodër. 66-vjeçari me inicialet Gj. I banues ne fshatin Shtoj i Ri ka mbetur i vdekur, pasi një makine e ka përplasur.
 
Mësohet se 66-vjeçari ka qene duke ecur ne këmbe, teksa është goditur nga mjeti.
 
Ngjarja ka ndodhur ne vendin e quajtur Ura e Vrakes. Grupi hetimor konstatoi se këmbësori i kishte prere rrugën mjetit. Drejtuesi i makinës u shoqërua ne polici.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re