Një aksident është shënuar në orët e para të mëngjesit në qendër të qytetit të Shkodrës.

Një automjet me targa angleze është përplasur me një taksi të parkuar. Goditja ka qenë e fortë aq sa mjeti taksi ka përfunduar mbi trotuar. Drejtuesi i mjetit me targa angleze mori lëndime të lehta.

Policia nisi hetimet për këtë aksident që dyshon se ka ardhur nga shpejtësia në lëvizje e mjetit, ndërsa drejtuesi saj do ti nënshtrohet testit të alkoolit. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re