Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mëngjesin e kësaj të premte në superstradën Lezhë-Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:15 në afërsi të “Mbikalimit të Patokut”, ku një mjet tip Volkswagen me drejtues shtetasin H.A., banues në Kosovë, ka aksidentuar shtetasen këmbësore A.M. vjeçe 54, banuese në Mirditë, e cila ka qenë duke tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës.

Si pasojë e aksidentit 54 vjecarja ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re