Një femër ende e paidentifikuar ka ndërruar jetë pas një aksidenti automobilistik në Tiranë.

 

 

Shtetasja u godit në bulevardin Zhan D’Ark nga një automjet që drejtohej nga një 23-vjeçar.

 

 

Fillimisht ajo u dërgua me urgjencë në spital por nuk ka mundur t’ju mbijetojë plagëve duke ndërruar jetë disa orë më vonë.

 

 

Tiranë/Informacion paraprak

 

Më datë 07.02.2023, në orën 16:00, në bulevardin Zhan D’Ark, shtetasi M. A., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një shtetase, ende të paidentifikuar, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re