Një aksident ka ndodhur në Tiranë, ku një 35-vjeçar ka humbur drejtimin e mjetit dhe ka përfunduar në Lanë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 të mëngjesit të sotëm në afërsi të rrethit të Shkozës.

Raportohet se drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale F. H., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.05.2024, rreth orës 05:30, në afërsi të rrethit të Shkozës, shtetasi F. H., 35 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana.

Drejtuesi i automjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re