TIRANE – Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Dy automjete janë përplasur tek Gjykata e Rrethit në Unazë. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e incidentit.

BalkanWeb mëson se nga përplasja ka pasur vetëm dëme materiale. Asnjë prej personave në të dy automjetet nuk ka mbetur i lënduar.

Për disa momente trafiku është rënduar në këtë segment rrugor

 (BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re