Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme tek mbikalimi i Saukut në Tiranë ku dy çiklistë janë goditur nga një automjet.

Të plagosurit u dërguan në spital teksa ndodhen në kujdesin e mjekëve. Ata u përplasën nga mjeti me drejtues S.K.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.05.2020, rreth orës 17:00, tek mbikalimi i Saukut, mjeti me drejtues shtetasin S.K ka goditur dhe dëmtuar dy biçiklistët që po qarkullonin aty në afërsi, të cilët u dërguan menjeherë në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re