Një aksident është regjistruar disa momente më parë, në zonën ish-stacionit të Trenit, në Tiranë. Një mjet i tonazhit të rëndë ka aksidentuar një automjet. Nuk dihet ende nëse ka të plagosur, ndërsa nuk ka një njoftim zyrtar mbi aksidentin.
Siç dallohet nga fotoja, aksidenti ka sjellë edhe bllokimin e qarkullimit, ndërsa të shumtë janë qytetarët të ofruar për të dhënë ndihmën e parë.