Një 60-vjeçare është plagosur mesditën e sotme.

 

Policia bën me dije se gruaja me iniciale E.Sh e ka përplasur me 60-vjeçaren, teksa kjo e fundit ka qenë duke kaluar në vijat e bardha.

 

60-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesja e automjetit është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Tiranë/Informacion paraprak

 

Më datë 20.07.2023, në Rrugën e Dibrës, shtetasja E. Sh., duke drejtuar automjetin ka aksidentuar në vijat e bardha, shtetasen Sh. B., 60 vjeçe.

 

Si pasojë 60-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesja e automjetit është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re