Skip to content

Aksident në Tiranë, makina përplas të moshuarin te vijat e bardha

Foto ilustruese

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Bardhyl’, ku një automjet ka përplasur tek vijat e bardha biçiklistin F.Rr., 87 vjeç.

“Më datë 22.05.2020, rreth orës 07:27, në rrugën “Bardhyl” në kryqëzim me rrugën ‘Hoxha Tasim’, mjeti me drejtues shtetasin B.Ll., ka aksidentuar tek vijat e bardha biçiklistin F.Rr., 87 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.