Skip to content

Aksident në Tiranë, motori përplas për vdekje një person

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të diele në Tiranë. Një motor ka përplasur për vdekje një person. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në afërsi të ‘Teg-ut’.

Këmbësori, ende i paidentifikuar, ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje. Sakaq, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit.