Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme pranë Rrugës së Kuvajtit në Tiranë.

Policia e Tiranës njofton se shoferi humbi kontrollin e automjetit dhe më pas doli nga rruga. Për pasojë është plagosur pasagjerja me iniciale E.D e cila është dërguar për mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia Tiranë:

“Më datë 31.05.2022, në Rrugën Kuvajt, shtetasja  L. S., duke drejtuar mjetin e saj, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar pasagjerja, shtetasja E. D., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”

 

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re